Tre emra të rinj në listë. Një rikthim i bujshëm në sulm dhe dy mbrojtës të tjerë në dispozicion të Silvinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2024 | 23:05

Tre emra të rinj në listë. Një rikthim i bujshëm në sulm dhe dy mbrojtës të tjerë në dispozicion të Silvinjos

Tre emra të rinj janë shtuar në listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Silvinjo ka vendosur të rikthejë Arbnor Mujën, Adrian Bajramin dhe Jon Mersinajn.

silvinjo kombetarja shqiperi

Muja kthehet me bujë në sulm, pasi mungonte prej një viti. Ndërkohë Bajrami dhe Mersinaj vlejnë për repartin e mbrojtjes.

Për Mersinajn ftesa shkon pasi mungonte prej marsit të këtij viti në takimet miqësore. Në anën tjetër Mersinaj ishte i ftuar në shtator për Ligën e Kombeve, teksa qëndroi i gatshëm në stol.

Lojtarët në fjalë vijnë pasi Kombëtarja ka të tjerë që nuk ia dolën të rikuperohen në kohë nga dëmtimet. Bëhet fjalë për Gjimshitin, Manajn, Kumbullën dhe Baren.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"