Transferta në Shkodër, Elbasani humbet kapitenin për ndeshjen me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2024 | 20:49

Transferta në Shkodër, Elbasani humbet kapitenin për ndeshjen me Vllazninë

Bruno Lulaj nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Gvozdenoviç këtë fundjavë kundër Vllaznisë. Kapiteni i verdhebluve u ndëshkua me karton të verdhë kundër Bylisit dhe plotësoi kështu numrin e tyre, për t’u pezulluar një ndeshje.

elbasani

Kjo është hera e dytë për Lulajn në këtë sezon, që plotëson numrin e kartonëve në Superiore. Lulaj është nga titullarët që luan të plota minutat.

Sfida Elbasani-Vllaznia do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe vlen për javën e 17-të të Superiores. Gjithçka nis në orën 16:30 të dielën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"