Transferta ndaj Bosnjës, Italia e Mançinit kërkon të thyejë 7 rekorde

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 8:47

Transferta ndaj Bosnjës, Italia e Mançinit kërkon të thyejë 7 rekorde

Italia e ka siguruar biletën e “Euro 2020” me tri ndeshje përpara. Por nëse fitojnë sot në Bosnjë, përveçse garantojnë vendin e parë, thyejnë ose barazojnë të paktën 7 rekorde.

italia

Mund të arrijnë fitoren e 10-të radhazi, duke thyer rekordin e vendosur në 1938/ 39. Do ishte fitorja e 10-të radhazi për një trajner (Mançini), i cili do të thyente rekordin e Pocos në 1938/39. Do ishte numri më i lartë i fitoreve (12) për një trajner të vetëm pas 18 ndeshjesh (do barazonte rekordin e dy trajnerëve).

Pastaj do vendosej rekordi absolut i fitoreve radhazi në të njëjtin grup kualifikues Europiani (9). Do ishte edhe rekord i fitoreve radhazi në kualifikueset e kampionatit europian (13). Do ishte edhe rekord absolut i pathyeshmërisë në kualifikueset e Europianit (39 ndeshje radhazi). Rekordi i shtatë? Fitoret radhazi në një vit kalendarik do bëheshin 9.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"