“Trajneri s’më ndahet”, Leao: Versioni më i mirë, gati të vdes për ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2025 | 23:51

“Trajneri s’më ndahet”, Leao: Versioni më i mirë, gati të vdes për ekipin

Rafael Leao shënoi për të tretën ndeshje radhazi në Champions. Milani fitoi 1-0 kundër Gironas në San Siro në ndeshjen e shtatë të fazës së Ligës së Kampionëve: numri 10 portugez ishte lojtari vendimtar, duke shënuar për herë të tretë radhazi.

leao

Kjo nuk i ka ndodhur një lojtari të Milanit në kompeticionin më të lartë evropian që nga epoka e parë e Zlatan Ibrahimoviçit me Milanin, midis 2011 dhe 2012. Ka qenë vetë portugezi, i zgjedhur edhe si “Lojtari i Ndeshjes” që ka folur i pari për mediat pas suksesit me Gironën.

Kur jeni i lumtur, a janë këto paraqitjet tuaja më të mira?

Gëzimi për të luajtur me këtë fanellë, për të luajtur një ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe me këtë skuadër që po bën një punë të pabesueshme është i madh. Nuk kishte më bukur se të fitonim para tifozëve tanë. Jemi të lumtur.

Sa i kënaqur jeni me renditjen?

Ky ishte qëllimi ynë, atmosfera është shumë e bukur, të gjithë janë bashkë dhe po fillojmë të kuptojmë se çfarë dëshiron trajneri. Sidoqoftë, e dimë se kemi ende punë për të bërë.

Cilat janë ndryshimet midis Konseisaos dhe Fonsekës?

Janë dy trajnerë të ndryshëm, por është mentaliteti i të qenit gjithmonë në maksimum ai që nuk ndryshon. Konseisao m’u afrua menjëherë dhe nuk me lë të qetë në asnjë moment. Në fakt, me të gjithë ka qenë i tillë që në fillim. Edhe sot në pjesën e dytë nuk shënuam por qëndruam së bashku duke u mbrojtur me trajnerin që na këshillonte në çdo moment.

Sa shumë ju flet trajneri?

Oh sa shumë. Ai po përpiqet të më ndihmojë si njeri dhe lojtar. Po mundohem të kuptoj se çfarë dëshiron e se cilat janë lëvizjet më të duhura. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin sepse ai është ai trajner që dëshiron të vdesë për lojtarët e tij dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë.

E kemi parë versionin më të mirë të Leaos?

Gjithmonë përpiqem të jap 100% për ekipin dhe të bëj sa më mirë punën time. Ndonjëherë nuk shkon mirë, futbolli është i tillë. Ndaj Gironës shkoi shumë mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëj më tepër.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"