Trajneri Smajli: Jemi të vonuar me përgatitjet, piketat e Besëlidhjes të papërcaktuara
Ashtu siç u lajmërua më herët, të fillim të kësaj jave, Besëlidhja nën drejtimin e teknikut lezhjan Dritan Smajli u grumbullua për të nisur fazën përgatitore për llogari të sezonit futbollistik 2024-25. Stafi teknik është konfirmuar po ai i sezonit të kaluar.Trajner është Dritan Smajli dhe zv.trajner vazhdon Alket Kruja. Për “Panorama Sport” trajneri lezhjan i Besëlidhjes, Dritan Smajli, deklaroi: “Jemi pak të vonuar në grumbullimin e ekipit. Shpresoj se me punë do ia dalim që t’i rikuperojmë ditët e humbura për të karikuar ekipin maksimalisht nga të gjitha pikëpamjet. Ditën e parë u grumbullua më shumë sesa 80% e ekipit. Ndërtimi i skuadrës do të bëhet gjatë ditëve të stërvitjes. Sa u përket objektivave, ende nuk e kemi vendosur piketën përfundimtare, pasi do të mendojmë hap pas hapi gjatë javëve të para të kampionatit.
Pakësimi i ekipeve në kategoritë më lart e ka rrit shumë konkurrencën. Shpresoj se shumë shpejt do ta formatojmë ekipin me elementë cilësorë, pikërisht në pozicionet ku kemi më shumë mangësi”. Në sezonin e shkuar lezhjanët ishin të pafat, pasi në javët e fundit u iku nga duart synimi i objektivit madhor, ngjitje në Kategorinë e Parë.
PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"