Trajneri Luga debuton me fitore, Erzenit i mjafton Radovani për të kaluar Naftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 15:44

Trajneri Luga debuton me fitore, Erzenit i mjafton Radovani për të kaluar Naftëtarin

Takimi i luajtur ne stadiumin “Tofik Jashari” midis Erzenit dhe Naftëtarit, i vlefshëm për turin e parë të Kupës, ka përfunduar me rezultatin 1-0 për vendësit. Trajneri Ergys Luga ka debutuar me fitore tek Erzeni, duke siguruar kualifikimin në Kupë.

erzeni

Vendësve u ka mjaftuar goli i shënuar nga sulmuesi Radovani në minutën e 18-të, pas një goditje në krahun e majtë të sulmit. Ka qenë mesfushori Marinaj, ai i cili goditi saktë topin duke e çuar në zonë dhe Radovani shumë pranë shtyllës të dytë e ka dërguar “sferën” në rrjetë. Miqtë nga Kuçova më shumë menduan të mbroheshin me forca të shumta në mbrojtje. Fraksioni i dytë ishte një si kopjo e pjesës së parë, ku vendësit krijuan, por edhe shpërdoruan raste të pastra për shënim.

Edhe pse u bënë rifreskimet në të dy ekipet në fuqi mbeti deri në fund goli i shënuar nga Radovani. Në radhët e formacionit të skuadrës e Erzenit, pothuajse 60% ishin djem të rinj, pasi titullarët u lanë pushim për takimin e radhës në kampionat, ku në fundjavë presin kryesuesit e Besës. Në turin e dytë të Kupës Erzeni do të përballet me Valbonën.

ERZENI 1-0 NAFTËTARI

Goli: Radovani 18′

Erzeni: Arevalo, Baruti, Bespallov, Brahja(Çela 80′), Kola(Halilaj 80′), Lajthia (Akibu 70′), Kortes, Gjoni, Marinaj (Migone 80′), Shehu. (Në dispozicion: Dema, Shani, Isteri, Zaimaj, Oulare). Trajner: Ergys Luga

 

Naftëtari: Soronadi, Fakaj, Gjishti, Çaço, Kajo, Vrapi, Pepa, Godoi(Korroveshi(72′), Adebajo (Këndella 46′), Salca (Marini 37′), Aguai. (Në dispozicion: Ibrahim. Trajner: Brajan Fraholli

 

Kartonë të verdhë: Baruti 12, Kola 42’

Gjyqtarët; G.Velçani, M.Sina, E.Fejzullai (Patos)

Delegat: Arbër Kalemi (Durrës)

Vëzhgues: Qemal Koçi(Durrës)

 

ALBERT ALIKO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"