Trajneri i Sitit pas barazimit me Totenhem, Guardiola: Nuk do bëj një koment si ai i Artetës
Pep Guardiola kishte premtuar gola në vigjilje të ndeshjes dhe ashtu ndodhi në Mançester Siti-Totenhem (3-3), e cila u mbyll mes tensionit të lojtarëve të “qytetarëve”, me në krye Erling Halandin, për atë vërshëllimë që i mohoi Grilishit të nisej i vetëm drejt portës në fund të ndeshjes, por edhe një penallti të dyshuar që VAR nuk e akordoi.
“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Në fushë ndodhi ajo që u pa. Haland ishte i zemëruar për rastin e fundit të Grilishit. Por unë nuk do bëj një koment si Arteta për arbitrin. Urime Totenhemit që nuk u dorëzua kurrë.
Jo më kot janë një skuadër kaq e fortë. Rasti i Grilishit? Nuk e kuptoj përse arbitri nuk e lejoi lojën. Ne e patëm ndeshjen në dorën tonë. Do kishte qenë bukur të fitonim, por nuk ia dolëm”, tha trajneri i Sitit, Pep Guardiola.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"