Trajneri i Korabit beson te fitorja me Flamurtarin, Shpendi Kumbarçe: Nuk kemi se çfarë humbim në Vlorë
Korabi përballet të dielën me Flamurtarin në Vlorë, në ndeshjen e parë të “play-off-it. Një sfidë shumë e vështirë kjo për dibranët, sepse vetëm fitorja bën punë, megjithatë trajneri Shpendi Kumbarçe pret që të tijtë të përballen denjësisht me vlonjatët.
“Kemi vazhduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Flamurtarit dhe më ngroh fakti që grupin e titullarëve e kam të plotë. Përballë nesh është një ekip i fortë si Flamurtari, me lojtarë më shumë eksperiencë e cilësi, por dhe Korabi do të përpiqet të bëjë më të mirën. Ekipi është në formë, nuk kemi asnjë lloj presioni dhe stresi, pasi objektivin tonë e realizuam, duke u renditur në 6-shen e parë. Flamurtari është i favorizuar, pasi përveç faktorit fushë, edhe me barazim kualifikohet, ne na duhet vetëm fitorja.
Do të luajmë shanset tona, Korabi ka një ekip me potencial. Do të bëjmë lojën tonë dhe do të pranojmë çdo rezultat. Nuk kemi çfarë humbim, të fitojë kush ta meritojë”, është shprehur trajneri Kumbarçe.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"