Trajneri i Gallatasarajit sulmon Uanda Narën: Ikardi ka humbur shumë gjëra në jetë prej saj
Telenovela pa fund mes Mauro Ikardit dhe Uanda Narës vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit dhe tashmë në të janë përfshirë edhe pjesëtarë të klubit të Gallatasarajit. Vetë trajneri i klubit turk, Okan Buruk, ka dalë hapur kundër prezantueses argjentinase, duke argumentuar se ajo ka dëmtuar karrierën e futbollistit.
“Po të mos ishte për problemet që Ikardi kishte me gruan, tani gjërat do të ishin ndryshe. Ndoshta do të ishte ai sulmuesi i kombëtares argjentinase. Është e mundur që Ikardi të ketë humbur shumë gjëra në jetën e tij për shkak të kësaj.
Ai është një njeri familjeje. E do familjen e tij, i do fëmijët e tij, Ka një zemër shumë të mirë dhe e do shumë familjen e tij. Ai ka dashur gjithmonë të mbrojë familjen e tij dhe ne e kemi ndihmuar. Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë. Futbolli nuk mund të ta marrë atë, as një ndeshje.
Nëse një futbollist nuk është i lumtur, nuk mund të japë gjithçka në fushë. Unë jam përpjekur gjithmonë ta mbështet. Tani të shohim nëse mund ta rikuperojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Buruk para mediave për sulmuesin i cili aktualisht është i dëmtuar dhe do të qëndrojë disa muaj larg fushave të lojës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"