Postuar: Nëntor 29, 2024 | 17:34
Trajneri i Ernest Muçit drejt shkarkimit, zbulohet kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Beshiktash
Largimi i Xhovani van Bronkhorst nga Beshiktashi tregohet si çështje kohe në Turqi. Humbja 3 me 1 ndaj Makabit të Tel Avivit nuk duket se do kapërdihet lehtë në klubin turk.
Beshiktash nuk duket se do vonojë shumë dhe për emërimin e trajnerit të ri. Kjo sepse “Fanatik” tregon se një emër qëndron mbi kandidatët e tjerë.
Bëhet fjalë për Sergen Jalçin, 52-vjeçarin që është aktualisht pa skuadër. Te Beshiktashi numëron më shumë ndeshje si lojtar, teksa si trajner do e kishte rikthim pas vitit 2020 dhe 2021 ku qëndroi në krye të skuadrës.
Për skuadrën ku ndodhet Ernest Muçi dhe Milot Rashica ky do të ishte njoftimi i dytë i rëndësishëm, pas largimit të presidentit Hasan Arat.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"