Trajneri Faslliu: Te Butrinti nuk dua lojtarë turistë, Dauti u largua për arsye familjare
Pas lajmit të publikuar dje në “Panorama Sport”, në lidhje me largimet ka reaguar edhe trajneri i Butrintit, Adriatik Faslliu. Ai sqaron situatën me lojtarët e përmendur në komunikatën e publikuar në faqen e klubit.
“Në të vërtetë ka një lajm, që dy vëllezërit Serxhinjo dhe Orsi Ageja, nuk janë më pjesë e Butrintit. Kjo për arsye familjare, jo se ne i kemi pezulluar ata. Jemi ulur në tavolinë dhe kemi diskutuar, por vendimi i tyre ka qenë për t’u larguar për arsye personale. Dua të shto, se futbollistët Dikson dhe Agu janë përjashtuar nga ekipi për mos impenjim në skuadër, thyerje disipline dhe për mosrespektim të fanellës së ekipit. Unë si trajner nuk dua turistë në ekip, ashtu siç vepruan Dikson dhe Agu.
Kërkoj lojtarë që japin maksimumin për ekipin dhe për veten e tyre. Dua të shtoj se për arsye familjare, së bashku me vëllezërit Ageja është larguar edhe Florian Dauti. Butrinti i uron suksese futbollistëve Serxhinjo dhe Orsi Ageja, si dhe Florian Dautit në rrugën e tyre”, u shpreh trajneri Faslliu.
FATOS LAMAJ- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"