Trajneri Bicaj: Burreli e vlerëson Sopotin, vetëm kështu ia dalim në Kupë
Ndryshe nga disa skuadra, matjanët preferuan të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e radhës pa teste në fundjavën e shkuar. Sot, në turin e parë të Kupës presin Sopotin.
Trajneri i Burrelit, Ditmar Bicaj, për “Panorama Sport” u shpreh: “Si çdo ndeshje edhe kjo për Kupë, kërkon vlerësim dhe përkushtim për të arritur objektivin. Nga informacionet që kam, skuadra e Sopotit është e organizuar dhe luan shumë mirë futboll. Vlerësimi ynë do të jetë maksimal, si e vetmja alternativë për të kaluar turin e parë”.
Ndeshja e Kupës mund të shërbejë si test për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Apolonisë në Fier. Pozitat që kanë skuadrat në renditje e bëjnë interesante transfertën e Fierit. Ballafaqimi mes Burrelit dhe Sopotit vjen pas shumë vitesh, kur ato konkurronin në Kategorinë e Dytë, ndërsa sot ritakohen për të luajtur turin e parë të Kupës së Shqipërisë.
NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"