Trajneri Bespalla: Erzeni rikthehet ndaj krutanëve, ua kemi borxh tifozëve shijakas
Takimi i luajtur të shtunën në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” midis Pogradecit dhe Erzenit, u mbyll me fitoren minimale të vendësve 1-0, me një gol të shënuar në sekondat e fundit të shtesës. Ky rezultat ka befasuar stafin drejtues të Erzenit, por edhe skuadrën që ishte shumë pranë pikës së parë.
Shijakasit patën raste të pastra për shënim, por nuk i shfrytëzua. Pas këtij takimi ka ardhur dhe reagimi i trajnerit Justin Bespalla për “Panorama Sport”. ”Më vjen keq që nuk ia dolëm, pasi lojtarët e Erzenit bënë një ndeshje pozitive. Kishim punuar fort gjatë gjithë javës dhe grupin e lojtarëve e kisha të plotë, por me disa ndryshime të vogla. Rezultati më i drejtë do të ishte barazimi. Në pesë ndeshje të luajtura nuk kemi mundur të marrim asnjë pikë”, thotë Bespalla, i cili gjithsesi ka besim te të tijtë. Ai thotë se ata prodhojnë lojë dhe krijojnë raste për shënim, por nuk arrijnë të finalizojnë.
Sipas tij, në futboll duhet të kesh dhe pak fat, gjë që i ka munguar Erzenit. Ndeshjen e radhës shijakasit do ta luajnë në shtëpi ndaj një kundërshtari të vështirë si Kastrioti. Për këtë takim kthehet edhe kapiteni Rodrigo Migone, afrim të cilin e bën edhe më të plotë Erzenin. “Ne do të punojmë shumë si ekip për t’ia dalë ndaj krutanëve. Nuk do të kemi ndryshime në formacion. Në këtë takim do të kemi dhe përkrahjen e madhe të tifozërisë, pasi luajmë në shtëpi. I jemi borxhlinj kësaj të fundit”, e ka mbyllur Justin Bespalla.
ALBERT ALIKO- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"