Postuar: Shkurt 23, 2024 | 16:55
Tomas Tuhel “thyen” heshtjen: Nuk jam unë problemi i vetëm i Bajernit, drejtuesit e dinë se çfarë mendoj
Tomas Tuhel ka folur për largimin e tij nga Bajerni në fundin e sezonit. Gjermani është shprehur se nuk është vetëm ai problemi.
“Nuk mendoj se jam unë problemi i vetëm. Dhe nuk jam i sigurt se kisha mundësi të vendosja në lidhje me ndarjen, pasi unë jam punonjës i klubit të Bajernit. Sigurisht që unë nuk e kam problem të marr përsipër përgjegjësitë e mia në lidhje me ecurinë e skuadrës. Përgjegjësit e tjerë? Drejtuesit e dinë se çfarë mendoj. Ua thashë privatisht, nuk kam ndërmend ta bëj edhe publikisht”, u shpreh trajneri.
E ardhmja e Tuhel pritet të jetë Anglia ku ka bërë shumë mirë dhe ka fituar me Çelsin. Ai është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Mançester Junajtid.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"