Tjetër largim i konfirmuar te skuadra matjane, mbrojtësi nga Kosova i jep lamtumirën Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2024 | 19:13

Tjetër largim i konfirmuar te skuadra matjane, mbrojtësi nga Kosova i jep lamtumirën Burrelit

Mbrojtësi nga Drenasi, Endrit Kastrati, i ka dhënë përfundimisht lamtumirën skuadrës së Burrelit. Këtë fakt, 27-vjeçari nga Kosova, e bën të ditur me anë të statusit në profilin e tij në “Facebook”.

KASTRATI BURRELI

“Nuk do të jem pjesë e skuadrës së Burrelit dhe tashmë do të jem lojtar i lirë”, shkruan mes të tjerash mbrojtësi kosovar. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi pohon se ka disa oferta, si nga klube të Kategorisë së Parë, por edhe Kosova. “Gjatë këtyre ditëve, kam pasur disa oferta, si nga Kosova dhe Shqipëria.

Tani që mbylla gjithçka me Burrelin, kam kohën e mjaftueshme për të vendosur të ardhmen time”, shprehet mbrojtësi Kastrati. Ai u bashkua me Burrelin vitit e kaluar. Në 30 ndeshjet e zhvilluara në sezonin e fundit, edhe pse luan mbrojtës, ka realizuar 3 gola, dy prej të cilave kanë qenë me vlerë në luftën për mbijetesë. Ndërkohë, në Burrel po presin me shumë interes prezantimin e trajnerit të ri dhe formatimin e skuadrës.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"