“Tiranën e dominuam fizikisht”, trajneri Egbo: Bylisi ende në ndërtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2024 | 22:31

“Tiranën e dominuam fizikisht”, trajneri Egbo: Bylisi ende në ndërtim

Emanuel Egoja pranon se Bylisi i tij është si një kantier në ndërtim. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i Bylisit pranoi se ekipi është shumë i fortë fizikisht, por ka nevojë për të punuar taktikisht.

egbo

MIQËSORJA – “Bylisi, paçka se ka ardhur nga Kategoria e Parë ka qenë një nga forcat që ka ndikuar në kampionat sa herë që ka luajtur në Superiore. Bylisi luan gjithmonë fort, sidomos brenda në fushën e vet. Edhe jashtë fushe kërkojnë të bëjnë lojë të mirë. Kjo miqësore kishte për qëllim të shihnim nga ana fizike se ku jemi.

Po kështu për të parë se në çfarë gjendje jemi taktikisht, pasi kemi shumë pak kohë. Na kanë ardhur lojtarë të rinj. Akoma nuk janë bashkuar me ekipin ashtu siç duhet. Çdo tri ditë kemi lojtarë të rinj. Në këto kushte e kemi parë ekipin më shumë nga ana fizike. Ekipi realisht më pëlqen sidomos duken mirë fizikisht”.

MERKATO – “Nëse e shihni, ende nuk jemi të plotësuar nga ana ofensive, sidomos sulmi. Edhe dje kemi afruar një lojtar. Ka ardhur edhe një mbrojtës krahu, të cilin e kemi parë në lojë sa erdhi. Na duhen lojtarë në mbrojtje, në mesfushën e avancuar dhe në sulm.

Në këtë repart duhen lojtarë me eksperiencë që të mbajnë mbi supe gjithë forcën e ekipit”. “Kemi lojtarë me U-19 dhe U-21 në Shqipëri në organikë. Baza është ajo skuadër që ka qenë vjet. Kjo është pozitive. Janë djem të rinj që duan ta tregojnë veten. Kanë uri dhe dëshirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"