Tirana luan sezonin në 5 ndeshje, bardheblutë i pret kalendar “ferri”…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 9:05

Tirana luan sezonin në 5 ndeshje, bardheblutë i pret kalendar “ferri”…

Bardheblutë do të luajnë në Shkodër, më pas kanë katër ndeshje rresht në shtëpi me Teutën në Kupë, Egnatian, Dinamon dhe sërish Teutën jashtë, por në kampionat.

TIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

E bukura e kësaj situate është fakti se bardheblutë luajnë sezonin në këto pesë takime. Nënkampionët në këtë moment që flasim, do të luajnë me tri skuadra që kërkojnë “Final 4”, Egnatian, Vllazninë dhe Dinamon. Tirana duhet të jetë shumë e kujdesshme, sepse nëse humbet komplikon jo pak situatën. Më pas janë dy sfidat me Teutën në çerekfinalen e Kupës dhe në kampionat. Sfida e parë ka dalë në barazim 0-0 dhe Tirana duhet të jetë shumë e kujdesshme që të mos gabojë, nëse kërkon sërish finalen dhe Europën. Shkurt, Tirana në pesë ndeshje apo gjithë muajin mars mund të luajë sezonin. Kundërshtarët i ka të fortë, por është momenti që të tregojë veten.

KALENDARI – Pas Vllaznisë, duke përjashtuar gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës së Shqipërisë nëse kualifikohet, Tirana i luan më shumë sesa gjysmat e ndeshjeve në shtëpi. Nga 11 takime, përfshirë edhe atë me Kupën ndaj Teutës, bardheblutë luajnë shtatë sfida në fushën e vet dhe vetëm katër takime si udhëtues. Kujtojmë që Tirana ka ndërruar deri tani tre trajnerë. Sezonin e nisi Shehi, më pas Ahmataj dhe tani Erbim Fagu. Dy barazime ka grumbulluar deri në këto momente trajneri i ri. Tirana nga java e shkuar ka fituar një pozicion në renditje dhe tani është brenda “Final 4”.7

FORMACIONI – Me kthimin e dy lojtarëve, skuadra pritet të luajë me Kozin, i cili tani është portieri i parë. Më pas Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari dhe Përgjoni që do të luajnë të tre në mbrojtje. Në mesfushë ka rreshtim me Deliun, Jonuzin dhe Lushkjen. Sulmi është i përbërë nga Abazaj, Latifi dhe Patrik. Te dy skuadrat ka disa ish-ë. Te shkodranët janë Tefik Osmani e Bekim Balaj, ndërsa te Tirana, Jonuzi, Latifi. Dy ndeshjet e para janë ndarë me nga një fitore të dy skuadrave.

Bardheblutë kanë fituar në Kukës me golin e Hasanit në shtesë si udhëtues, ndërsa Vllaznia mundi bardheblutë me golin e shënuar nga Balaj me penallti. Tirana në kampionat ka tri ndeshje që nuk fiton, pas ka dy barazime me Erzenin dhe Laçin, si dhe humbjen me Partizanin. Po barazim ka dalë sfida e parë e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe bardhebluve.

50

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"