Tirana gjen zëvendësuesin e Ernest, sulmuesi që u shpall kampion me Partizanin vishet bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2025 | 0:04

Tirana gjen zëvendësuesin e Ernest, sulmuesi që u shpall kampion me Partizanin vishet bardheblu

Tirana nuk ka humbur kohë, për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit të larguar Emanuel Ernest, teksa së fundmi ka firmosur me Alfred Mensah, i cili pak më parë u largua nga Vllaznia, teksa do të nisë një aventurë te re te skuadra e Vangjel Miles.  

Partizani festa Mensah

Vlen të theksohet fakti se në të kaluarën Mesnah, ka qenë pjesë edhe e Skënderbeut dhe Partizanit, ku u shpall edhe kampion në vitin 2023 me “Demat e Kuq”. 

Në total 26-vjeçari numëron 144 prezenca në Superiore, ku ka shënuar 25 gola si dhe 19 ndeshje në Kupën e Shqipërisë ku ka gjetur 8 herë rrugën e rrjetës.  

PANORAMASPORT.AL