Tirana e plotë për transfertën me Erzenin, Ahmataj: Kam besim se gjërat do të ndryshojnë për mirë
Tirana duket se do të jetë e plotë në sfidën me Erzenin. Tashmë gjithë ekipi është plotësuar, sidomos në sulm.
Edhe Erjon Hoxhallari do të jetë gati për këtë sfidë, ndërkohë që nga ata tjetër, Ahmataj do të ketë mundësinë e zgjedhjes. Trajneri nga ana tjetër në fund të lojës pranoi se cilat janë problemet e bardhebluve.
“Po ta shikosh, në presionin e rezultateve bien lojtarët shqiptarë. Lojtarët e tjerë e ndiejnë presionin e rezultateve. Patriku jo. Te Tirana duhet të tregosh veten, skuadra të luajë mirë dhe ekipi të fitojë. Përveç momenteve kur pësuam gol dhe që ishim të çekuilibruar gjithçka ishte mirë. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Duhen disa ndeshje si ajo me Kukësin që të tregojmë se cilët jemi. Kam besim se gjërat do të ndryshojnë për mirë”, sqaroi Ahmataj pas ndeshjes.
Dje kishte vetëm shtrydhje, ndërsa sot nis taktika.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"