Tifoze e çmendur e Stef Kërri, zëvendëspresidentja e SHBA humb bastin dhe vesh fanellën e…
“Një bast është një bast”. Me këto fjalë zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Herris, ka pranuar humbjen e hidhur për të dhe është paraqitur me fanellën e rivalëve.
Herris, e lindur dhe e rritur në Okland, është një tifozë e çmendur e Golden Stejt Uorriors, skuadrës së qytetit të saj. Ajo e ka mbështetur skuadrën fuqimisht gjithmonë dhe padyshim që në gjysmëfinalet e turneut ndaj LA Lejkërs, ishte tifoze me Stef Kërri & Co.
Për të, kishte një mini-sfidë në familje, pasi bashkëshorti i saj, Daglas Emhof, është nga Los Anxhelosi dhe normalisht bënte tifoz për ekipin e LeBron Xhejms.
Të dy kishin vënë bast se do të bënin foto me fanellën e ekipit rival në rast humbje dhe në fund, fitorja e LA Lejkërs, ka detyruar zëvendëspresidenten e SHBA që të dorëzohej para fatit të “hidhur.
.@SecondGentleman, a deal is a deal. Congrats #LakeShow, but #DubNation always. pic.twitter.com/bNcEAJkfc7
— Vice President Kamala Harris (@VP) May 16, 2023
Ajo ka postuar edhe foton në rrjetet sociale, teksa mbante veshur fanellën me numrin 24 të legjendës Kobi Brajant, ndërsa bashkëshorti i saj e filmonte duke buzëqeshur.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"