Thumba për Kushtën dhe Rucin, Idrizi kritikon sjelljen e Këshillit Bashkiak: Boll me llogje, le ta mbajnë Flamurtarin
Një ditë pas debateve dhe diskutimeve në Këshillin Bashkiak të Vlorës për Flamurtarin që nga dje është pa kontratë me bashkinë, reagon Sinan Idrizi.Gjatë një prononcimi gjerë dhe gjatë për “Panorama Sport”, Idrizi i përgjigjet drejtpërdrejt këshilltarit demokrat Atird Hoxha, i cili kërkonte raportin çdo tre muaj për klubin në Këshillin Bashkiak. Idrizi thekson se Hoxhën dhe pjesën më të madhe të këshilltarëve bashkiakë nuk i ka parë as një herë në stadium të ndjekin skuadrën e qytetit, por as të flisnin kur Flamurtari u masakrua sezonin e shkuar në Elbasan.
“Unë nuk merrem me ata që ushqehen nga politika. Unë jam një person që investoj paratë e mia. Historia e tyre është një histori politikanësh. Puna e tyre është fjala. Po ta vësh re kam një vit që i kam ftuar në stadium të shikojnë bilancet. E lexova në gazetë se unë jam kurioz të shikoj reagimin qytetar. Dua të shoh reagimin qytetar të atyre që janë paria e qytetit të Vlorës. Pjesa më e madhe aty kanë këtë vlerë që kanë. Nuk dua t’i ndaj në pozitë dhe opozitë. Po ta vësh re, nuk ke asnjë mënyrë falënderimi që të thotë që më kursen këto lekë. Nuk e kanë pjesë të jetës së tyre këta këtë. Këta janë njerëz që vijnë nga politika dhe kur vjen politika në pushtet bëhen drejtorë, kapin një gjë dhe kaq. Nuk kanë marrë risqe në jetë këta. Unë jam një personazh që i kanë krijuar vetë këto. Këta mirënjohje nuk kanë, zotërillëk nuk kanë. Gjatë gjithë kohës që Flamurtari ka pasur këto probleme nuk kanë ardhur një herë në stadium. Unë u kam bërë thirrje ejani, të hapim dosjet bashkë, të fillojmë një luftë kundër informalitetit.
Nëse këta kanë zgjidhje të tjera le t’i afrojnë. Unë dua të bëj investimin. Po unë nuk merrem me individin, se këta nuk janë individë, këta marrin urdhër partie bjeri dhe kaq. E lexova që thoshte duhet të vijë çdo tre muaj të sillte këto… Ne i kemi të gjitha bilancet i kemi atyre, të gjitha deklarimet i kemi aty. Çudia më e madhe është këtu që mirë unë, që nuk kam ardhur çdo tre muaj në Këshillin Bashkiak, po ti ke ardhur ndonjë herë në stadium të ndjekësh Flamurtarin që është pjesë e qytetit? Ti ke ardhur ndonjë herë që bëhesh pjesë e luftës kundër informalitetit në futbollin shqiptar? Kam bërë thirrje disa herë, pse nuk vjen ti? Historia është e thjeshtë fare. Sot që po flasim bashkë unë kam bërë gati tri fushat e reja të Flamurtarit. Mbaron e para brenda muajit gusht. Janë të gjitha investime private. Në vend të kërkojnë çfarë do të bëjmë me turizmin sportiv në Vlorë, çfarë do të bëjmë me të ardhmen e fëmijëve tanë në Vlorë, gjejnë aty ndonjë llogje të Këshillit Bashkiak, ndonjë presje apo kleçka të ligjeve dhe duan të nxjerrin një gjë nga zëri i tyre. Por nuk nxjerrin as një gjë nga logjika”, shprehet fillimisht Idrizi.
GATI TË TËRHIQET – Sinan Idrizi thotë se nëse dikush ka ambicie për të marrë klubin në administrim, ai ikën që sot deri në momentin e privatizimit. Por thekson se do të hyjë në garën që do të hapet.
“Nëse këta kanë fonde për ta mbajtur Flamurtarin, le ta mbajnë. Unë besoj se i kam dhënë një ndihmë qytetit në këtë histori. Kemi dështuar disa herë në anën sportive. Ndoshta thonë kemi ndërtuar një ekip të mirë këtë vit, nuk e di. Mund të jetë një sezon shumë i mirë se topi është i rrumbullakët, mund të ketë faktorë të tjerë. Kur unë i thirra të gjithë bashkë për atë ndeshjen skandaloze me Elbasanin, që gjithë Shqipëria reagoi të vetmit që nuk erdhën ishin këta që flasin sot. Nëse kanë një fond publik që duan ta mbajnë, le ta mbajnë nuk ka problem fare. Nëse ke një alternativë tjetër… Unë e sfidoj prapë, pasi tha se ka dhe të tjerë që duan ta mbajnë Flamurtarin, por i pengon ky tha. Unë e sfidoj, nëse ka të tjerë, unë tërhiqem menjëherë sot, nuk ka asnjë problem fare. Të vijë dikush tjetër të marrë përsipër këto investime që janë për t’u bërë te Flamurtari dhe largohem unë menjëherë. Unë kur të hapet gara e privatizimit do të futem në garë. Por nëse kanë të tjerë, të urdhërojnë, tërhiqem unë që nga sot. Ti bëjnë këto investimet se janë gati. Do t’ua Me dy seanca në ditë dhe shumë taktikë Gjatë këtyre ditëve, fierakët janë duke kryer nga dy seanca në ditë, me teknikun Artan Mërgjyshi që po i “shtrydh”, në mënyrë që skuadra të jetë gati për sfidën e parë me Vorën.
Madje, shpesh herë edhe në orarin e drekës kur skuadra grumbullohet për të konsumuar diçka, skuadra qëndron po bashkë duke analizuar me shumë hollësi edhe nga ana teorike, çka kanë bërë deri më tani dhe çfarë presin në të ardhmen. Numri një i pankinës fierake është duke u përpjekur nga ana tjetër që të kristalizojë edhe formacionin me të cilin do të përballojë sezonin, ku dihet që në shumë role ka ende mëdyshje se cilët do të luajnë nga minuta e parë. çoj unë faturat e fushave, të hyjnë sot. Unë do të pres deri në privatizim dhe unë do të hyjë është e padiskutueshme. Por nëse ka dikush që do të harxhojë disa lekë nga xhepi derisa të bëhet privatizimi tërhiqem unë që sot.
Nëse ai zotëria ka dikë, ta sjellë përdore dhe menjëherë ta firmosi. Është ajo shprehja vlonjate. Në kohën e Enverit kur kalonte ndonjë femër e bukur në Vlorë mburreshin nëpër lagjet e Vlorës dhe thoshin është e dashura e shokut tim kjo. (qesh). Ju vazhdoni politikën, ushqehuni me të, këputni ndonjë batutë apo llogje për të shtyrë kohën, qyteti të vazhdojë të mbushet me pluhur, me pisllëqe, unë ndiej përgjegjësinë time si qytetar. Ju nuk keni as zotërillëk dhe as menaxhim”, thotë Idrizi.
BUXHETI ZERO I BASHKISË – Sinan Idrizi zbulon se për këtë vit buxheti i tij në klub është 2 milion e gjysmë euro. “Unë kam 10 vjet që nga Bashkia e Vlorës, Flamurtarit i marrë 0 fonde. Kemi një rast unik në Shqipëri. Kemi një personazh që nuk na merr fonde publike, kërkon këto gjëra nga ne. Ke mundësi ti si bashki dhe këshill bashkiak ta mbash, me gjithë këto kontrata dhe investime, eja mere. 2 milion e gjysmë euro e kam fondin për këtë vit”, shprehet administratori.
THUMBIMET E IDRIZIT – Sinan Idrizi nuk lë pa thumbuar as Sokol Kushtën, i cili është anëtar i Këshillit Bashkiak të Vlorë dhe kërkon të ndërtojë me FSHF-në fusha sportive në Vlorë. Një thumb e ka edhe për Vasil Rucin, i cili solli Barcelonën në qytetin bregdetar, por edhe për Bashkinë e Vlorës që në vitin “Vlora Qyteti Europian i Sportit”, në qytet nuk ka as fusha dhe as të ardhme për të rinjtë që e duan sportin.
“Unë i kam shkruar një letër përpara 6 muajve Bashkisë së Vlorës, se mora vesh për disa prona që do të ishin disa terrene. Është ai projekti që do ta bënte një ish futbollist i njohur i Flamurtarit (e ka fjalën për Sokol Kushtën, por nuk e përmend si emër) në bashkëpunim me FSHF-në dhe meqë ishin terrene të bashkisë, u kërkova të më tregonin ku janë këto terrene sportive. E di ti, që deri më sot nuk më ka ardhur as një përgjigje. Tani ç’të them unë, historitë e kësaj ‘Vlora Qyteti Europian i Sportit’, vjen ndonjë herë Barcelona këtu në ndonjë përkujtimore, hanë ndonjë darkë të fortë, bëjnë ndonjë vizitë turistike dhe kaq. Të rinjtë tanë nuk kanë futboll, s’kanë fusha sporti”, përfundon Idrizi.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"