Teuta përgatitet për shkodranët, Martinin e shqetësojnë dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 9:26

Teuta përgatitet për shkodranët, Martinin e shqetësojnë dy lojtarë

Teuta ka vijuar me përgatitjet anti-Vllaznia. Stafi teknik përpos faktit që ditët janë të pakta, kanë vijuar punën për të korrigjuar disa gjëra në skuadër dhe për të punuar me ekipin në rritjen psikologjike, për të përballur një sfidë siç do të jetë ajo e sotmes kundër Vllaznisë.teutaPËRGATITJET “Djemtë e Detit” kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore me sytë nga përballja e javës së ardhshme kundër Vllaznisë. Dje pasdite lojtarët dhe stafi zbritën në fushën e blertë dhe nisën përgatitjet për Vllazninë. Brenda pak ditësh futbollistët duhet të jenë në gjendje optimale për të vijuar me rezultate pozitive në Superiore. Stërvitja nisi me nxehje të lehtë, ku përgatitësi atletik, Markd Dodaj dhe ndihmës trajneri Bledar Hodo vazhduan punën me futbollistët me disa ushtrime fizike. Skuadra stërvitjen e vazhdoi me ushtrime aerobike e më pas lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike. Në fundin e seancës lojtarët zhvilluan edhe një lojë mes tyre. Harmonia në ekip shihet si një faktor kyç për një ecuri pozitive gjatë sezonit.

GJËNDJA E EKIPT Durrsakët as këtë javë nuk do të jenë me grup të plotë, pasi mesfushori Mingo është i dëmtuar dhe do të vijojë të mungojë. Sakaq, Saleh Nasr në ndeshjen me Skënderbeun doli nga fusha, për shkak të një dëmtimi në kavilje dhe po vijon me riaftësimin. Nuk dihet a do të jetë gati deri në sfidën me Vllazninë, duke pasur parasysh faktin se është një nga lojtarët që pritet shumë. Gjithsesi, Nasr është nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor, ndërsa gjendja e tij do të jetë në vëzhgim deri 24 orë para sfidës së të dielës me Vllazninë.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"