Teuta do fitoren në derbi, Martinit i rikthehen 4 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 13:20

Teuta do fitoren në derbi, Martinit i rikthehen 4 lojtarë

Teuta vijon përgatitjet për derbin ndaj Erzenit, një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj një kundërshtari direkt që do të vendosë shumë për fatet e sezonit, duke qënë se durrësakët nuk ndodhen në pozita komode, në vendin e parafundit dhe një pikë poshtë shijakasve.

teuta

Pasi pushuan në fundjavë, duke qënë se ngarkesa që lojtarët morën me Egnatian ishte e lartë, nën urdhrat e Edi Martinit, ekipi ka kryer seancën e radhës stërvitore. Barazimi në Rrogozhinë ka rritur disi besimin në skuadër, duke qenë se dihet forca që Egnatia ka dhe për duelin ndaj Erzenit pritet që fitorja të jetë e arritshme.

STËRVITJA

Seanca e djeshme filloi me nxehjme të lehtë, ku përgatitësi atletik Dodaj dhe zv.trajneri Hodo vazhduan punën me futbollistët, duke bërë disa ushtrime fizike. Më pas stërvitja vazhdoi me ushtrime aerobike dhe punën me top dhe pjesën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një lojë brenda grupit. Në Durrës mendojnë se Erzeni do të jetë pika e kthesës, për t’i marrë ndeshjet një nga një dhe të kalojnë këtë pengesë që i mban prej kohësh. Atmosfera në grup është pozitive dhe të gjithë janë optimist se ekipi do t’ia dalë në fundjavë.

GJËNDJA E EKIPIT

Lajmi i mirë për Edi Martinin është se infermierja është boshatisur, përveç Erando Karabecit dhe Arbër Çyrbjes që pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhe rrezikon sezonin. Për takimin ndaj Erzenit, grupi do të jetë i plotë. Në këtë duel Edi Martini do të mund të llogaritë edhe shërbimet e Bledim Kotobellit, Ergis Arifit, Asion Dajës dhe Harallamb Qaqit. Këto rikthime në Durrës kanë bërë që trajneri shkodran të ketë luksin e zgjedhjeve. Të katërt lojtarët janë rikuperuar plotësisht dhe do të jenë gati për të luajtur në “Niko Dovana” në finalen e mbijetesës.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"