Test i parakohshëm për fazën “play off”, Korabi kërkon pikë ndaj fierakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 17:44

Test i parakohshëm për fazën “play off”, Korabi kërkon pikë ndaj fierakëve

Korabi këtë fundjavë do e kaloi në Fier, ku ndaj Apolonisë do të zhvillojë një test të parakohshëm për “play off”-in.  Trajneri Shpend Kumbarçe pritet që ta ketë të plotë grupin, me një përjashtim të Skënder Lilaj, që është i dëmtuar.

KORABI

Një nga protagonistët e fitores së fundit të Korabit ndaj Tomorit, Vilson Lila, për “Panorama Sport” u shpreh: “ Në pjesën e parë u pa një farë nënvlerësimi duke ditur që Tomori mban vendin e fundit. Pësuam gol, por me kalimin e minutave loja ndryshoi në favorin tonë. Në të parën u vumë në vështirësi nga Tomori, por më pas treguam forcën tonë. Edhe fati e deshi që të marrim atë trepikësh me vlerë.

Për Apoloninë jemi duke punuar fort, pasi të dy ekipet luftojnë për një vend mes gjashtë më të mirëve. Të dy ekipet janë në kushte të barabarta në grumbullimin e pikëve. Kjo ndeshje është një test i parakohshëm, por nuk vendos fatet finale, pasi janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur deri në fund”. Mendimit të Lilës i bashkohet edhe mesfushori Irgi Kasalla, i cili mes të tjerash tha: “Në Fier shkojmë për rezultat pozitiv dhe do të provojmë shanset tona. Kam besim se nuk dalim pa pikë nga kjo sfidë me Apoloninë”.

SHKËLQIM HASANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"