Postuar: Gusht 8, 2024 | 9:02
Test brenda familjes te Vllaznia, stafi vëzhgon Taloviçin
Vllaznia, më saktë ata që kanë marrë më pak minuta në miqësoret e deritanishme, luajti dje me Vllazninë U-21 të drejtuar nga Edmond Doçi.
Brdariç aktivizoi edhe sulmuesin e ardhur në provë, Taloviç, i cili luajti me ekipin e parë dhe më pas me U21-shin. Luajti edhe Gruda, i cili vjen pas një dëmtimi dhe ka nevojë që të marrë minuta.
Ishte ai që shënoi golin e parë. Loja ishte thuajse e baraspeshuar, në pjesën e dytë Xhulian Kapllani barazoi e më pas Zaganjori realizoi golin e dytë me një goditje të saktë në hyrje të zonës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"