Tërbuni e nis nga stafi, Sinan Bardhi konfirmohet si trajner edhe për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë
Drejtuesit e Tërbunit konfirmojnë sërish në krye të pankinës trajnerin Sinan Bardhi. “Falënderoi drejtuesit e Tërbunit që më besuan drejtimin e ekipit edhe për sezonin e ri.
Ekipi ka filluar pushimet, ndërkohë që unë jam duke punuar për të gjetur lojtarë cilësorë për repartet që shfaqën dobësi në sezonin e fundit. Mendoj se 5 afrime do të jenë të mjaftueshme për përforcimin e ekipit. Drejtuesit kanë si objektiv ngjitjen e Tërbunit në Kategorinë e Parë, prandaj përforcimet janë të nevojshme.
Do të ulem të bisedoj me presidentin Rrok Doda, shefin e klubit Bujar Mehaj dhe drejtorin teknik Alfred Pjetri për këtë çështje. Ekipi do të jetë pushim deri në fund të qershorit”, tha trajneri Sinan Bardhi.
GANI PEMAJ- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"