Tension pas ndeshjes te Tirana, presidenti e drejtuesit mbyllen në dhomat e zhveshjes dhe i shmangen mediave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 19:25

Tension pas ndeshjes te Tirana, presidenti e drejtuesit mbyllen në dhomat e zhveshjes dhe i shmangen mediave

Barazimi ndaj Bylisit, i ka hequr Tiranës mundësinë për të mbajtur vendin e parë në klasifikim dhe në javën e fundit do të vendoset titulli kampion. Ky barazim, i ka nxehur jo pak drejtuesit, futbollistët dhe tifozët e Tiranës.

bandicam 2023-05-25 18-05-06-276

Skuadra Tiranës u barazua në minutën e 87 nga Adili me një penallti, por kjo penallti ka shkaktuar polemika te Tirana. Kështu, drejtuesit kanë vendosur që askush të mos prononcohet para mediave në përfundim të ndeshjes.

Drejtuesit e klubit, përfshirë presidentin Refik Halili apo edhe stafin administrativ e stafi teknik, kanë zbritur në dhomat e zhveshjes dhe janë së bashku me lojtarët në këtë moment.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"