Telashe për Silvinjon, mesfushori i Kombëtares dëmtohet në ndeshjen e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2024 | 21:08

Telashe për Silvinjon, mesfushori i Kombëtares dëmtohet në ndeshjen e kampionatit

Data e grumbullimit për Euro 2024 afron dhe për të gjithë futbollistët e Kombëtares është e rëndësishme që të jenë në formë të mirë sportive, e sigurisht pa dëmtime. Por pikërisht në këtë moment, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo duhet të shqetësohet paksa për situatën e një prej mesfushorëve që ka afruar së fundmi në ekip.

mucolli

Arbnor Muçolli, i cili ka marrë vazhdimisht lëvdata nga tekniku i kuqezinjve, është dëmtuar sot në ndeshjen që skuadra e tij, Goteborg, luajti përballë Malmo. Muçolli, si zakonisht titullar në radhët e Goteborgut, u ul në tokë në minutën e 61-të duke bërë shenjë nga pankina.

Ai mori ndihmën e mjekësve dhe u largua duke çaluar, me shenja të dukshme dhimbjeje, teksa u zëvendësua menjëherë nga trajneri i skuadrës. Një situatë që mund të shqetësojë jo pak Silvinjon, duke pasur parasysh se mbeten pak ditë para grumbullimit dhe do të dëshironte që të kishte të gjithë lojtarët në dispozicion, për të bërë më i qetë zgjedhjet e tij për Europianin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"