“Të tjerët të mendojnë për ‘play off’-in, ne dhe Elbasani jemi në Superiore”, Goxhaj: Ja premio që na premtoi presidenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 16:06

“Të tjerët të mendojnë për ‘play off’-in, ne dhe Elbasani jemi në Superiore”, Goxhaj: Ja premio që na premtoi presidenti

Jurgen Goxhaj ishte një nga protagonistët e Bylisit në barazimin me Elbasanin duke i mohuar një gol të sigurt verdhebluve. Mbrojtësi i ballshiotëve u shpreh i lumtur për këtë rezultat dhe se Bylisi dhe Elbasani janë skuadrat që do të shkojnë në Superiore.

goxhaj

“Jam shumë i kënaqur. I kisha thënë çunave që ne jhyjmë për të fituar ndeshjen. Por dhe barazimi ishte rezultat i duhur. Dhe kalendari na favorizon. Besoj se ja hodhëm me kaq. Elbasani është ekip i fortë, ka lojtarë shumë cilësor, ka dhe tifozët e mrekullueshëm.

Të them të drejtën, një ditë më parë ish-futbollisti Erjon Dushku është edhe idhulli im dhe daja im, i kisha premtuar që do shënoja për atë, por shpresoj që të jetë i kënaqur dhe me atë heqjen e golit.

Dedikimi im është për djalin tim, familjen time. Përpara disa vtesh disa njerëz më hodhën në rrugë dhe unë do ngrihem më i fortë.

Presidenti na e ka komunikuar preimon, por tani ka ikur për disa probleme familjare. Premio ishte 10 mijë euro për fitoren, tani të shohim për barazimin, ndoshta do na e përgjysmojë.

Më mirë gjysma, se sa pa gjë fare (qesh).

Si ne dhe Elbasani jemi dy ekipet më në formë të momentit. Besoj se 90% sot ka mbaruar çdo gjë, ekipet e tjera të mendojnë për “play off”-in, ne dhe Elbasani jemi në Superiore”, tha Goxhaj për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"