“Të luajmë mirë dhe për gjithçka”, Dejan Andoni : Të dielën, histori ndryshe për Lushnjën në Peshkopi
Lushnjarët janë në kulmin e përgatitjeve për duelin e dytë radhazi me Korabin. Ashtu si javën e shkuar, edhe të dielën Lushnja do të jetë mysafire në Peshkopi. Skuadra verdhejeshile kërkon ta nisë mbarë fazën e tretë, si një kandidate e denjë për “play off”-in.
Për “Panorama Sport”, një nga lojtarët më të spikatur te Lushnja, mesfushori Dejan Andoni pohon: “Bëmë një paraqitje të mirë në Peshkopi javën e shkuar. Dominuam lojën në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u bë një ndeshje shumë e bukur sepse Korabi e përmirësoi lojën. Pastaj erdhi episodi i golit. Skuadra luajti në maksimumin e vet deri në fund.
Tani po bëhemi gati për ndeshjen e radhës. Kemi të njëjtin kundërshtar dhe jemi në të njëjtin stadium. Shpresojmë që këtë herë rezultati të jetë në favorin tonë. Të luajmë mirë dhe për gjithçka”. Lushnja është një skuadër që bën disi mirë në transferta, ku në 11 takime të luajtura deri tani ka arritur 2 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje.
ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"