Të larguarit në merkaton verore, te “Zonja” pendohen vetëm për Kenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2024 | 23:55

Të larguarit në merkaton verore, te “Zonja” pendohen vetëm për Kenin

Ka një slogan që nuk del kurrë nga moda në merkato. “Shit dhe pendohu”. Juventusi ka shitur disa lojtarë gjatë verës për një shumë mbi 100 milionë euro, kryesisht të rinj të rritur në akademinë bardhezi, por me një objektiv të qartë.

Moise-Kean-Fiorentina

Të përmirësonte bilancin pas investimeve prej 200 milionë eurosh për afrimet e verës. Por si është situata e lojtarëve të larguar? Për momentin Tiago Mota dhe Kristiano Xhuntoli nuk janë aspak të penduar për lojtarët që kanë nxjerrë jashtë projektit. Nga Dean Hujsen, te Enzo Bareneçea e Iling Xhunior, pendesat duken larg.

“ANGLEZËT”- Juventusi përfitoi shumë në merkato nga Anglia, por deri më tani lojtarët e larguar kanë qenë më shumë hije se sa dritë. Mjafton të shohësh operacionin e kryer me Aston Vilën, që solli në Torino Duglas Luiz. Nga ana tjetër çoi Ilingun për 14 milionë euro, por që më pas u huazua te Bolonja, dhe Bareneçean për 8 milionë euro dhe i huazuar më pas te Valencia. Gjithashtu në Angli është transferuar edhe Huijsen që për momentin ka zbritur në fushë vetëm 6 herë. Ai u largua drejt Bërnmuthit për 15.2 milionë euro plus bonuset.

TË TJERËT- Matias Sule është një diskutim pak më i veçuar, sepse ka qenë i kushtëzuar edhe nga starti i keq i Romës, por nëse flasim vetëm statistikisht, as për të nuk ka ndonjë pendesë. Ai u largua për 25.6 milionë euro, një shifër jo e ulët. Nga ana tjetër Fakundo Gonzalez, i transferuar në Holandë në formë huazimi me detyrim blerjeje për 6 milionë euro ka luajtur vetëm 30 minuta në 16 ndeshje. Për t’u ndjekur rilindja e Kaio Zhorzh në Brazil te Kruzerio, ku u transferua për 7.2 milionë euro. 22-vjeçari brazilian ka shënuar deri më tani 6 gola.

DYSHIMET- “Nuk janë lojtarë të rinj, por nga 108 milionë eurot e fituara gjatë merkatos së verës nga transferimet, figurojnë edhe Moise Ken dhe Federiko Kiezo. Ken mund të jetë lojtari që ka bërë bardhezinjtë të pendohen më shumë. Deri më tani ai ka shënuar 11 gola mes kampionatit dhe Kupave të tjera, ndërsa është shitur për vetëm 11 milionë euro. Nga ana tjetër Kieza, i transferuar për 12 milionë euro, nuk ka treguar dot ende veten te Liverpuli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"