Të gjithë e dinë që është e kundërta, Furlani: Konfirmoj Piolin si trajner
Xhorxho Furlani është milanist, por njëkohësisht administrator i deleguar i Milanit. Ka qenë ai që ka komentuar momentin e skuadrës pas ndeshjes së djeshme duke deklaruar se:
“E urojmë Interin, pavarësisht se do të donim të ishim ne duke festuar. Po punojmë që tani për sezonin e ardhshëm për ta bërë atë sa më të suksesshëm. Nuk do të flisja për emocione tani, pasi kemi edhe 5 ndeshje të këtij kampionati. Jemi ende të dytët dhe do të donim ta ruanim këtë pozicion”.
Më pas një deklaratë edhe mbi planet e klubit në lidhje me merkaton dhe trajnerin. “Punojmë si ekip për të fituar, ky ishte objektivi verën e kaluar dhe është edhe këtë verë. Nuk mund të fitosh gjithmonë. Bëmë një revolucion të madh në skuadër verën e kaluar, këtë vit do të jetë një punë më e lehtë. Ndërkohë, duhet të konfirmoj se trajneri i Milanit është Stefano Pioli. Jemi të fokusuar që ta mbyllim mirë sezonin. Mënyra se si punojmë në anën sportive është e thjeshtë. Njerëzit që raportojnë te Xherri Kardinale janë Monkada, Ibrahimoviçi dhe unë. Në fund ai merr vendimin përfundimtar”, përfundoi Furlani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"