Te Besa nuk u del e keqja nga Kupa, Çela: Ishim më mirë sesa Vllaznia, na mohuan penallti
Pavarësisht eliminimit në Kupë nga Vllaznia, trajneri Emiljano Çela i Besës u shpreh shumë i kënaqur me performancën e skuadrës së tij. Ai tha se ekipi i tij dominoi në shumicë rastesh ndaj kuqebluve.
“Kishim mundësitë tona dhe them se ishim më të rrezikshëm se Vllaznia, pavarësisht eliminimit unë jam super i kënaqur me skuadrën time. Penalltia them me bindje se ishte e tillë. Pamjet janë dhe mund ta shikosh e gjykosh. Por nuk është justifikim nga ana ime, thjesht po theksoj një fakt.
Ne kemi mendjen tonë te kampionati. Aty është fokusi ynë dhe zëvendësimi i Mazrekajt, Indios dhe Greces ishte për t’u dhënë atyre freski për fundjavën. Objektivat tonë ngelin të pandryshuar në Kategorinë e Parë. Kemi qëllim kryesor ngjitjen në Superiore. Dua edhe pak kohë të implementoj idetë e mia në skuadër dhe të gjithë të jemi në sinkron”, thotë Çela.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"