Taulant Seferi përtej fushës së blertë/ Kujt ia dedikon ylli i Kombëtares golat e tij? Prej 4 vitesh i lidhur, si janë raportet e tij me vjehrrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 8:37

Taulant Seferi përtej fushës së blertë/ Kujt ia dedikon ylli i Kombëtares golat e tij? Prej 4 vitesh i lidhur, si janë raportet e tij me vjehrrën

Shqipëria është kualifikuar në Euro 2024 futbollisti i Shqipërisë, Taulant Seferi thotë se akoma nuk e beson arritjen që Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë.

seferi-1-770x433

Gjithashtu Seferi zbuloi se golat e tij ia dedikon të gjithë shqiptarëve, por në veçanti nënës së tij, Emine.

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” ylli i Kombëtares doli përtej fushës së blertë duke treguar shumë pjesë nga jeta e tij. Duke përmendur vështirësitë që e kanë forcuar lidhjen e tij me mamanë dhe se si gjyshi i tij ia ka trashëguar pasionin për futbollin. Në fund zbuloi për publikun që prej katër vitesh është në një lidhje romantike me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër.

Taulant Seferi:

Akoma nuk e besojmë se çfarë kemi bërë, akoma po festojmë.

E papërshkrueshme, kemi bërë një eliminatore fantastike me të gjithë shqiptarët që kanë ardhur të na shohin. Kanë ardhur në ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Moldavi. Nuk ka asnjë forcë që na del përpara kur jemi të bashkuar ne shqiptarët. Në Kumanovë është vendi ku unë jam lindur dhe rritur, dhe më kanë pritur shumë mirë. Golat (3 gola në 16 ndeshje) që kam bërë për kombëtaren ia dedikoj të gjithë shqiptarisë.

Përveç shqiptarëve padyshim edhe mamit, sepse ajo ka qenë gjithmonë me ne, duke qenë se babi ka pasur probleme… Po emocionohem sepse ajo na ka rritur me forcën e saj edhe domethënë tani kur kam filluar karrierën kudo që kam ikur, mami është gjithmonë me mua. E marr gjithmonë me vete.

Mami im padyshim që është shumë e lumtur, por me thënë të drejtën tani ka nisur të vijë në stadium, pasi ka pasur gjithmonë shumë emocione. Duke parë situatën i thoja që më mirë të mos vinte. Këto vitet e fundit që ka nisur të vijë në stadium më ka sjellë shumë fat. Dua ta përshëndes mamin dhe i them që e dua shumë”, deklaroi taulant Seferi.

Talentin për futbollin e kam trashëgim nga gjyshi im i ndjer i cili ka qenë futbollist në kohën e ish-Jugosllavisë, siç më tregojnë moshatarët e tij ka qenë një lojtarë shumë i talentuar.

Që kur kam qenë i vogël ai me merrte me vete dhe un luaja me top. Mbaj mend kur isha i vogël e zgjoja nga gjumi të iknim që të shikonim stërvitjen, e kisha shumë qejf dashuria ime për futbollin erdhi nga ai.

Gazetari: Po kushtet në fëmijërinë tënde si kanë qenë?

Seferi:

Po siç e dimë më përpara  nuk ka pasur shumë kushte por Shqipëria ka përparuar shumë me kushtet me infrastrukturën me stadiumet.

Kur kam filluar unë nuk kemi pasur shumë kushte të gjitha gjeneratat kemi luajtur në një fushë sepse atë kishim.

Gjatë pyetjeve u zbulua se prej katër vitesh është në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër.

Ndër të tjera futbollisti tregoi se ajo bëhet xheloze në disa raste për videot virale që janë bërë në rrjete sociale nga vajzat, por ka arritur të gjejë zgjidhjen.

Moderatorët nuk nguruan të vijojnë më tepër diskutimin, duke e pyetur edhe për vjehrrën Taulant Seferin i cili tregoi se ajo e do shumë.

Biseda e zhvilluar mes tyre:

Donald Veshaj: Taulant si i ke marrëdhëniet me vajzat? Si shkon situata?

Taulant Seferi: Unë e kam një vajzë (të dashur) që jeton në Zvicër.

Donald Veshaj: Domethënë je në një marrëdhënie?

Taulant Seferi: Ka katër vite që jemi bashkë.

Donald Veshaj: A ndjehet ndopak xheloze apo ti je një mashkull që të jep sigurinë?

Taulant Seferi: Unë i ka dhënë sigurinë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok por unë i kaloj me sportivitet. Unë jam shumë i lumtur.

Romeo Veshaj: A ke në plan dasëm apo fejesë?

Taulant Seferi: Akoma jo, besoj që në një të ardhme jo shumë të gjatë do të kemi diçka.

Romeo Veshaj: Po vjehrra a vjen të sheh në stadium?

Taulant Seferi: Jo, duke qenë se ajo jeton në Zvicër. E dashura është shqiptare.

Romeo Veshaj: Unë doja të dija a të do vjehrra?

Taulant Seferi: Po, më do shumë vjehrra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"