Talenti i Leverkusenit “josh” kampionët në fuqi, dilema mes Musialës, Kimishit dhe Sanesë
Florain Virc po drejton Bajer Leverkusen drejt një sezoni spektakolar, “aspirinat” nuk njohin asnjë humbje në të gjitha garat dhe kontributi i talentit 20-vjeçar ka nj rol jetik, aq sa klubet elitare në Europë kanë filluar të bëjnë lëvizjet e para.
Bajern Mynih s’kishte sesi ti mungonte kësaj liste. Bavarezët janë dëshmitarë se çfarë potenciali ka Virc dhe do ishte e vështirë ta “përtypnin” largimin e mesfushorit larg Gjermanisë, kur analistët e kanë etiketuar si e ardhmja e kombëtares gjermane, së bashku me Musialën. Por në këtë “mesele” ka edhe një problem të “kripur”, konkretisht pretendimet e Leverkusenit, të cilët si padronët e kartonin të Vircit nuk bëjnë kompromis me asnjë palë të interesuar, pa u ardhur në tavolinë, të paktën 100 mln euro.
“Bild” ka ndjekur diskutimet në bordit e Bajernit, ku përflitet se ata po planifikojnë të shesin një lojtar me vlerë të lartë, shitje që do u siguronte një grumbullim të konsiderueshëm të ardhurash. “Viktimat” – Prestigjiozja në fjalë ka futur në “rrjetën” e sakrifikimit 4 lojtarë me peshë në Mynih, konkretisht Xhamal Musiala, Serzh Gnabri, Leroi Sane dhe Joshua Kimish. Musiala nuk e ka marrë ende vendimin mbi të ardhmen dhe nëse ai do largohet, Virci do mbulonte pa problem pozitën e njëjtë në fushë.
Nga ana tjetër, Kimishi ndodhet mes pasigurive te klubi bavarez. Rendimenti i luhatshëm dhe nevoja financiare, mund të çojë në largimin e tij nga Bajerni mund ti jap duart. Sane mbetet opsioni më pak i mundshëm, ndërsa Gnabri vështirë se sjellë 100 mln euro.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"