Talenti francez i Bajernit me statistika mbresëlënëse, shënon çdo 17 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2023 | 12:50

Talenti francez i Bajernit me statistika mbresëlënëse, shënon çdo 17 minuta

Bajern Mynih tregoi dhëmbët ndaj Bohumit, teksa fitoi me shifrat e thella 7-0 kundër Bohumit. Edhe pse Herri Kejn veshi “kostumin” e protagonistit me tregolëshin, një tjetër futbollist po dëshmon aftësi eksperti në gjetjen e golit, ndonëse çështja e minutazhit nuk është problem, konkretisht Matis Til.

bajern tel

Në përballje me modestët e Bohumit, talentit francez iu nevojitën 16 minuta për tundjen e rrjetës. Me këtë finalizim, francezi kap kuotën e 4 konkretizimeve në portën mike, e shoqëruara edhe me 1 asist. “Bayern Insider” analizon 6 takimet e fundit të Til, e ku ai numëron në totalë 87-të minuta lojë aktive.

Megjithatë, “pyka” e bavarezëve ia ka dalë të regjistrojë emrin në listën e shënuesve ndaj Verderit, M’Gladbahut dhe Bohumit në Bundesligë, pa lënë në plan të dytë golin kundër Mançester Junajtidit në kuadrin e Ligës së Kampioneve, i cili rezultoi edhe vendimtar.

Vetëm Augsburgu rezultoi kockë e fortë në “axhendën” golave apo asisteve prej Matis Til. Nëse i referohemi këtij krahasimi, pra golave dhe minutave në këmbë, përkon se Til shënon çdo 17 minuta e 4 sekonda. E dhëna në fjalë lë “me gisht në gojë” edhe kritikët më të mëdhenj. Precizoni i futbollistit me numër “39” në gjirin e kampionëve u përgëzua edhe nga Tuhel.

Verën e vitit të shkuar Bajerni u pa me skepticizëm kur shpenzoi 20 milionë euro në arkat e Renes, por nuk është dashur shumë kohë për të marrë frytet, ndonëse në kontingjentin e rekordmenëve gjermanë ndodhet “artileria” e rëndë ofensive, si Gnabri, Koman, Myler, Musiala apo Sane pas shpinës së Herri Kejnit.

888

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"