“Tabuja” e Partizanit, Shehi kërkon të prishë “mallkimin” e vjetër për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 9:19

“Tabuja” e Partizanit, Shehi kërkon të prishë “mallkimin” e vjetër për titullin

Orges Shehi me Partizanin e këtij sezoni duhet të thyejë një tabu më shumë se 30 vjeçare. Ndryshe nga sezoni i shkuar, të kuqtë nuk mundën të “zinin vend” me trajnerët në këtë sezon.shehi

Nga qershori, deri në fund të vitit të shkuar, kampionët kanë ndërruar plot tre trajnerë, duke përsëritur sezone si 2017-2018 dhe 2019-2020, kur e mbyllnin sezonin me këtë numër trajnerësh të emëruar. Është fakt që në sezonet kur Partizani është shpallur kampion, e ka nisur dhe e ka mbyllur gjithnjë me të njëjtin trajner. Që nga viti 1990, “demat” kanë fituar titullin kampion tre herë. Trajnerët kampionë janë Sulejman Starova (1992- 1993), Skënder Gega (2018- 2019) dhe Xhovani Kolela (2022-2023).

Ky i fundit theu plot “mallkime”, duke përmirësuar imazhin e italianëve te Partizani, si dhe duke u bërë i pari teknik i huaj që ngre titullin në krye të ekipit të kuq. Tashmë është detyra e një tjetër trajneri, Orges Shehit, që të përpiqet të thyejë një “tabu”, që deri më tani është dukur e pamundur. Partizani që nga viti 1990 ka ndërruar plot 52 trajnerë, me presidentin Demi, që përveç sezoneve të fundit, gjithashtu nuk ka pasur durim të “hekurt” për trajnerët që kur e mori Partizanin. Kur skuadra ndërron trajnerin, kjo ndodh për shkak të mungesës së rezultateve. Në fakt në këtë sezon jo se nuk ka pasur luhatje, por ndryshimi ka ardhur për shkak se Osijeku pagoi 100 mijë euro për të marrë Zekiçin.

Më pas, në pritje të Shehit, skuadrën e mori në dorë drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj. Detyra për të gjetur rrugën drejt titullit i takon Shehit, i cili ka zbarkuar prej tre muajsh dhe është i projektuar të qëndrojë për një kohë të gjatë.

KRAHASIMI – Nëse do të bënim një krahasim të skuadrave kampione me sivjet, më objektivi do të ishte me kampionët e vjetshëm. Nëse startin “demat” e morën me shumë vrull, duket se ritmi është thuajse “kokë më kokë” me ekipin e vjetshëm, i fundit që u shpall kampion. Të kuqtë numërojnë 40 pikë pas 25 ndeshjesh, një më pak se vjet në të njëjtën pikë të sezonit. Vjet renditeshin të dytët, 2 pikë larg kryesuesve. Sivjet janë të tretët, 6 pikë larg Egnatias. Partizani i Gegës kishte plot 13 pikë më shumë se aktuali pas 25 javësh.GHJGHG

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"