SUPERLIGA E KOSOVËS/ Suhareka e Duros është e pagabueshme, ruan kreun me një fitore në transfertë
Skuadra e Suharekës, e drejtuar nga Shpëtim Duro, vazhdon startin e saj fantastike të sezonit në Superligën e Kosovës, ku nuk njeh humbje pas katër ndeshjeve dhe mban ende kryesimin e kampionatit.
Në ndeshjet e luajtur sot në Superligë, skuadrës së ngjitur në këtë edicion në elitë, i ka mjaftuar goli i shënuar nga Fetahaj në pjesën e parë të sfidës në transfertë ndaj Ferizajt, për të siguruar tre pikët dhe për të ruajtur pathyeshmërinë në këtë start kampionati ku regjistron tre fitore e një barazim.
Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Ballkani ka mundur me rezultatin 1-0 rivalët e Prishtinës, falë golit të shënuar nga Bernard Karrica në minutat e fundit të duelit. Me këtë fitore, edhe skuadra tjetër e Suharekës shkon në kuotën e 10 pikëve, në kreun e klasifikimit, edhe pse në fakt kampionët në fuqi kanë luajtur një ndeshje më shumë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"