Superliga e Kosovës/ Ballkani ndalet përsëri, tani kampionët në fuqi rrezikojnë vendin e parë
Ballkani ka shënuar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore e kësisoj, tashmë rrezikon seriozisht kreun e renditjes në Superligën e Kosovës. Skuadra e Ilir Dajës është ndalur sot në shtëpi përballë Gjilanit, dhe i ka dhënë mundësinë Llapit që ta kalojë në klasifikim.
Kuçi i dha avantazhin Ballkanit në pjesën e parë por një gol i ish-mesfushorit të Vllaznisë, Elvedin Heriç, u siguroi një barazim të vlefshëm miqve që kërkojnë të mbijetojnë në elitë. Ndaj Ballkani tani ka vetëm 2 pikë avantazh në renditje ndaj Llapit i cili luan nesër ndeshjen e vet kundër Prishtinës.
Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Malisheva mundi me shifrat 2-1 Feronikelin dhe qëndroi kësisoj në garë për një vend në aktivitetet europiane në edicionin e ardhshëm.
REZULTATET
Ballkani-Gjilani 1-1
Malisheva-Feronikeli 2-1
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"