Superiorja rikthehet sot në fushë. Tre duele interesante për javën e 18-të, spikat derbi i kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 8:17

Superiorja rikthehet sot në fushë. Tre duele interesante për javën e 18-të, spikat derbi i kryeqytetit

Superiorja do të kthehet sot në fushë, për të luajtur tre duele të saj. Një takim në orën orën 16:00 dhe dy të tjerat në orën 19:00 do të luhen për javën e 18-të.

axhenda superiore

Fillimisht është Vllaznia që pret Laçin në stadiumin “Loro Boriçi”. Më pas, në orën 19:00, do të jenë Partizani dhe Elbasani që përballen te “Arena e Demave”.

Në të njëjtën kohë do të jetë duke u luajtur derbi Dinamo-Tirana në stadiumin “Elbasan Arena”. Tri sfida interesante këto që ndikojnë drejtpërdrejt si për kreun e renditjes dhe për fundin e tabelës.

Faza e dytë e Superiores mbyllet nesër me dy sfida në orën 16:30. Skënderbeu sfidon Bylisin në Korçë, ndërsa Teuta vendoset përballë Egnatias në Durrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"