Superiore U-19/ 15 gola në 3 ndeshje, Vllaznia dhe Shkodra shpartallojnë skuadrat e kryeqytetit. Elbasani triumfon në Pogradec
Kategoria Superiore për moshën U-19 mbylli sot javën e 14-të. Tre sfida u zhvilluan në Grupet A dhe B. Dy skuadrat e Shkodrës (Shkodra dhe Vllaznia) mposhtën me rezultat të thellë dy ekipet e kryeqytetit Internacional Tiranën dhe Dinamon me rezultatet respektive 4-0 dhe 4-1.
Në grupin B Elbasani fitoi me shifrat 2-4 në fushën e Pogradecit “Gjorgji Kyçuku” ndaj skuadrës vendase.
Pas kësaj ndalese, Vllaznia kryeson Grupin A me 34 pikë, ndërsa Teuta udhëheq Grupin B me 30 pikë.
REZULTATET E JAVËS SË 14-të PËR KATEGORINË SUPERIORE U-19
GRUPI A
E shtunë
PARTIZANI-TIRANA 2-1
LAÇI-SHKËNDIJA 6-2
E diel
SHKODRA-INTERNACIONAL TIRANA 4-0
VLLAZNIA-DINAMO 4-1
GRUPI B
E shtunë
BUTRINTI-FLAMURTARI 2-1
BESA-SKËNDERBEU 1-1
TEUTA-FOOTBALL REPUBLIC 1-0
APOLONIA-AKADEMIA E FUTBOLLIT 3-0
E diel
POGRADECI-ELBASANI 2-4
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"