Superiore U-17/ Grushte në Shkëndija-Partizani, në fund kapen edhe… prindërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 12:31

Superiore U-17/ Grushte në Shkëndija-Partizani, në fund kapen edhe… prindërit

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti ndeshjet e javës së njëmbëdhjetë, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

kategoria_superiore_u17_cover

Sherr, 3 gola dhe dy kartonë të kuq
SHKENDIJAA
Shkëndija e Tiranës dhe Partizani ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por mbi të gjitha nuk ka lënë pas as incidentet. Dy lojtarë u konfrontuan që në pjesën e parë, pikërisht Fabio Tragaj i Shkëndijës dhe Kevin Duçellari i Partizanit. Çdo gjë zgjidhet shpejt, por nuk ishte e thënë që ndeshja të mbyllej në normalitet. Tre minuta para fundit të takimit, të njëjtët futbollistë u kapën sërish mes tyre. Këtë herë për pak situata precipitoi, por gjyqtari Endrit Zhuli i ndëshkoi të dy lojtarët me kartonë të kuq. Sikur të mos mjaftonte zënka në fushë, nuk mbaroi me kaq sepse pas ndeshjes ishte radha e prindërve. Gjithsesi, ndërhyrja e stafeve respektive dhe delegatit të ndeshjes, sheshoi gjithçka. Sa i përket 90-minutave në fushë, ekipi i Endri Vrapit kaloi në avantazh me anë të Gjonajt në minutën e 31-të. Në fillimin e pjesës së dytë Laçka dyfishoi shifrat. Partizani shkurtoi diferencën me Qokajn, por vetëm kaq, pasi sfida u mbyll 2-1/ ABDULLA DUSHKU.

Shënkolli i falet Lekajt
SHENKOLLI VLLAZNIOA
Shënkolli dhe Vllaznia kanë zhvilluar një ndeshje shumë të bukur, por edhe me tension. Lekaj ishte protagonist absolut për kampionët në fuqi të Shënkollit, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 13 dhe 16. Dodaj shkurtoi diferencën për shkodranët, duke rihapur takimin. Megjithatë, goli i Jakut në minutën e 59-të i dha fitoren Shënkollit/ PRENG GJIKOLA

Tripletë e Tiranës
TIRANA AAS
Tirana merr tri pikë ndaj Briansit, duke e nisur mbarë për këtë vit. Ka qenë një ndeshje me rivalitet, pasi edhe miqtë nga Lezha arritën të shënonin dy gola. Hasanas realizoi i pari në minutën e 7-të, ndërsa më pas Sina dyfishoi shifrat. Reagimi i Briansit ishte fantastik me dopietën e Bibajt, por më pas Bajraktari nderoi bardheblutë/ ABDULLA DUSHKU

Shtraza nderon Teutën
BESA TEUTA
Goli i shpejtë i Shtarzës goditi psikologjikisht Besën, ndërsa Teutës iu bë më e lehtë ndeshja në Kavajë. Ishte i njëjti autor heroi i këtij takimi, teksa arriti të shënojë edhe dy herë të tjera. Golin tjetër për durrsakët e realizoi Shabanaj. Në pjesën e dytë realizuan Kurti dhe Xhalezi për kavajasit, duke vulosur shifrat 2-4 për Teutën/ FERIZ FERIZAJ

Kondaj, gol në ekstrem
kondaj
Flamurtari dhe Pogradeci nisi 1 orë e 15 minuta me vonesë për shkak se miqtë udhëtuan brenda ditës dhe për këtë u vendos në dijeni edhe FSHF-ja. Loja foli më shumë për vlonjatët, por vetëm në fund u shënua goli i avantazhit. Në minutën e 81-të është Kondaj që nderoi Flamurtarin, duke i dhënë tri pikë të rëndësishme për pozitat në klasifikim/ ERMAL SIKA

Skënderbeu nuk fal
SK LUSHNJA
Skënderbeu merr një triumf të merituar ndaj Apolonisë, duke iu falur dy golave të Gorës dhe Lamellarit afër fundit. Që në minutën e 9- të korçarët kaluan në avantazh, duke treguar se për ta do të ishte një ndeshje e thjeshtë. Fierakët nuk u dorëzuan, por kërkuan barazimin me ngulm. Megjithatë, afër fundit Gora dhe Lamellari shënuan dy gola/ LLAZI SARO

Ndalet Akademia e Futbollit
akademia e futbollit
Football Republic ka ndalur në një barazim 1-1 Akademinë e Futbollit, në një ndeshje me shumë rivalitet. Në pjesën e parë ishin kryesuesit e grupit B ata që dominuan, duke kaluar në avantazh me anë të Halilajt. Gjithsesi, skuadra e Memellit reagoi shkëlqyer në pjesën e dytë. Në minutën e 66-të, Hoxha barazonte shifrat. Më pas nuk pati më gola/ ABDULLA DUSHKU

Shou i Internacionalit
SKEDA
Tripleta e Emanuel Gucit nderoi Internacionalin ndaj Laçit. Një ditë para ndeshjes autori i tre golave festoi ditëlindjen. Ndeshja ka qenë shumë e bukur, pasi u shënuan në total 8 gola. Boçka bëri dopietë, ndërsa një gol realizoi edhe Syla. Për kurbinasit Gjini shënoi në minutën e 19-të, ndërsa edhe Myftari ktheu në gol një 11-metërsh/ ABDULLA DUSHKU

Në Durrës s’ka fitues
ZAGANJORI
Shkëndija e Durrësit dhe Shkodra ndajnë nga një pikë në ndeshjen mes tyre. Edhe pse krijuan një volum të madh loje, të dyja skuadrat nuk u treguan të sakta para portave respektive. Vata dhe Lujkaj kanë treguar një formë të mirë, duke pasur meritë në disa raste për shënim. Shkëndija e Durrësit insistoi deri në fund, por nuk ia doli/ ZAMIR QYPI

Vora rimerr kreun
VORAAA
Vora ka mundur Pepën në transfertë me rezultatin 1-2, në një ndeshje të bukur dhe me ritëm nga të dyja ekipet. Të parët ishin miqtë ata që kaluan në avantazh me anë të Qinamit në fundin e pjesës së parë, ndërsa vendasit barazuan shifrat në të dytën me anë të Kasharit. Mirëpo, vorakët reaguan shpejt dhe shënuan me anë të Brahimajt/ VLADIMIR MEMA

11111111111111111
22222222222222

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"