Sulmuesi që i ka dhuruar fitoren e vetme Tiranës është i dëmtuar në menisk, shtohet një tjetër hall për bardheblutë
Fatmir Prengaj është shqetësimi kryesor i Tiranës. Sulmuesi i bardhebluve dhe lojtari që i ka dhuruar fitoren e vetme ekipit të Tiranës në sfidën me Skënderbeun është i dëmtuar.Ai nuk ishte i pranishëm as në lojë dhe as në stol. Futbollisti mësohet se ka një problem në menisk. Stafi mjekësor, e ka mbajtur jashtë fushe dhe shpreson që lojtari të mos humbasë 6 muaj, por vetëm një muaj. Mjekët duan që lojtari të riaftësojë gjurin këto ditë që do të jetë pushim dhe më pas do të vendoset nëse i duhet operacion apo jo. Fakt është që Prengaj mund të humbasë edhe derbin, që luhet pas tri javësh.
Do të shihet gjendja e tij në vazhdim, nëse futbollisti do të riaftësohet shpejt apo jo. Nëse konfirmohet dëmtimi, Prengaj do të jetë një humbje e madhe për bardheblutë. Në të kundërt, ashtu si Meta apo Jaku edhe Prengaj do të kthehet shpejt në fushë.
STATISTIKAT – Prengaj erdhi këtë sezon nga kategoria e parë. Lojtari, i cili luan në krahun e majtë të sulmit, la Vorën për bardheblutë. Në këto 12 javë është aktivizuar në 11 prej tyre. Në nëntë sfida është aktivizuar nga minuta e parë, ndërsa në dy prej tyre, si zëvendësues. Ka shënuar dy gola kundër Skënderbeut. Në fushë ka qenë 714, duke qenë një nga lojtarët titullarë të filozofisë së Bledi Shkëmbit. Për Tiranën, nëse Prengaj nuk luan do të jetë një humbje e madhe, pasi ai ka qenë një futbollistët më të rëndësishëm të ekipit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"