Sulmuesi i Vllaznisë shqetëson Brdariç, gjuri i operuar ka mbledhur ujë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2024 | 22:39

Sulmuesi i Vllaznisë shqetëson Brdariç, gjuri i operuar ka mbledhur ujë

Një tjetër problem fizik është shfaqur për Ildi Gruden. Sulmuesi i cili u kthye para pak javësh me ekipin pas një ndalese disa mujore, duke se do “stopojë” sërish.

Foto/F.Hazisllari

Foto/F.Hazisllari

24-vjeçari nuk ishte i grumbulluar me ekipin në ndeshjen e fundit të humbur ndaj Dinamos në shifrat 2-3. Kjo pasi gjuri ku ai është operuar para disa muajsh ka vënë ujë. Në këtë mënyrë numri 7-të e ka pasur të pamundur të zbresë në fushë.

Madje mungesa e tij pritet të konfirmohet deri në fundin e këtij viti për kuqeblutë. Ku një shpresë shumë të vogël ka që ai të kthehet në ndeshjen e fundit për vitin 2024, atë që do zhvillohet kundër Partizanit.

Patjetër ndalesa e Grudes është një humbje e madhe për ekipin dhe një “dhimbje koke” për Brdariç. Me trajnerin gjerman dhe Vllazninë që ka vuajtur më shumë se asnjë ekip tjetër i Superiores dëmtimet e futbollistëve të skuadrës.

gruda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"