Sulmuesi 18-vjeçar i Dinamos ikën te rivalët kryeqytetas, blutë mbajnë 30% të kartonit
Dejvi Duro, sulmuesi 18-vjeçar që ka qenë pjesë e Dinamos dy sezonet e fundit, është larguar nga blutë së fundi për të kaluar te Tirana.
Ai ka qenë i federuar me skuadrën e parë, por është aktivizuar me Dinamon U-21 dhe Dinamon U-19 më shumë. Tani Duro do të kalojë tek ekipi tjetër kryeqytetas, Tirana, por Dinamo mësohet se do të mbajë 30% të vlerës së kartonit të këtij futbollisti.
Blutë i kanë mbështetur vazhdimisht lojtarët e rinj në moshë, por Duro nuk ka mundur të gjejë hapësira te skuadra e parë dhe duket se ka qenë ai që ka dashur të ndryshojë ambient.
Me Dinamon ndërkohë është bashkuar në Itali një tjetër sulmues i ri, 18-vjeçari Françesko Dibra, i cili është rritur sportivisht në vendin fqinj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"