Sulmi në krizë tek Interi, mbrapa dyshes “TU-LA” është një gropë e zezë
Pas dyshes “TU-LA” është një gropë e zezë e madhe që askush nuk e ka parë. Pesha kryesore e repartit të avancuar ju ka mbetur dy titullarëve. Deri tani e kanë bërë në disa ndeshje. Të tjerët si Arnautoviç, Taremi dhe Korrea që janë lojtarët e stolit zikaltër kanë shënuar vetëm 2 gola të tre së bashku dhe njërin prej tyre me penallti.
Nuk kanë pasur asnjë ndikim si të aktivizuar nga stoli, nuk kanë prodhuar raste dhe mbi të gjithë kanë shënuar shumë pak.
TAREMI- Ta nisim nga iraniani. Taremi i befasoi të gjithë në verë, madje edhe trajnerin Inzagi. “Po shënon në çdo ndeshje dhe është gati në ço moment”. Ish-lojtari i Portos shënoi në ndeshjet miqësore dhe i bindi tifozët për lëvizshmërinë dhe asistet, por në kampionat ende nuk ka lënë gjurmë. Deri tani ka luajtur si titullar vetëm kundër Leçes, por ka koleksionuar minuta në 10 ndeshjet e tjera. Vetëm një herë ka kaluar 30 minutat lojë.
Të dhënat tregojnë se ai nuk prek shumë topa në zonën e vogël. Ka goditur portën vetëm 2 herë në 232 minutat e luajtura, është i 81-ti në kampionat dhe i 73-ti për golat që priten prej tij (0.9 mesatarisht). Përpara tij ka lojtarë si Zortea, Tçauna dhe Pieroti. Më mirë ka bërë në Champions. Taremi ka luajtur nga minuta e parë në të gjitha ndeshjet dhe ka dhënë asiste kundër Cervena Zvezdës. Golin e parë me firmën zikaltër e ka gjetur me penallti. Jo keq, por stafi priste diçka më shumë. Sidomos pasi e pa që me Porton shënonte kaq shumë.
ARNA E KORREA- Arnautoviç është zhdukur nga radarët. Ka luajtur 38 minuta në Serinë A dhe 125 në Champions ku ka marrë minuta si titullar ndaj Cervena Zvezdës dhe Jang Bojsit. Me serbët ka shënuar golin e parë sezonal, ndërsa në Bernë ka gabuar penalltinë në barazimin 0-0. Në kampionat panorama e minutave është ndryshe. Ka luajtur pak me Leçen, Atalantën, Monzën dhe Napolin, por ka qëndruar në stol për 7 ndeshje radhazi.
Në qershor do të përshëndetet me Interin sepse i përfundon kontrata. I njëjti diskutim vlen edhe për Korrean i cili ka qëndruar në skuadër pavarësisht tentativave për ta dërguar në huazim në verë. “Tucu” është i përjashtuar nga lista e Champions-it dhe ka luajtur 38 minuta ndaj Monzës, Udinezes dhe Romës. Ka goditur në portë vetëm një herë dhe nuk ka bërë asnjë driblim. Kontrata i skadon për 6 muaj. Historia e tij me Interin ka përfunduar me kohë, pritet vetëm zyrtarizimi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"