Postuar: Shtator 5, 2023 | 16:46
Sulmi i Van Gal ndaj Mesit, reagon kapiteni i Holandës: Ai mund të thotë çfarë të dojë, por Argjentina e meritoi Kupën e Botës
Ish-trajneri i Holandës, Luis Van Gal ka deklaruar se Botërori i Katarit ishte i paramenduar dhe se gjithçka ishte planifikuar që të fitonte Lionel Mesi. Por kapiteni Virxhil Van Dajk nuk mendon ashtu.
“Van Gal mund të thotë çfarë të dojë, është mendimi i tij, por unë nuk jam dakord me të dhe nuk ndaj të njëjtin mendim. Argjentina e meritonte ta fitonte Botërorin”, u shpreh ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"