Sukses historik i Valbonës ndaj Erzenit. “Heroi” Krasniqi: I lumtur për golin dhe fitoren e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 13:15

Sukses historik i Valbonës ndaj Erzenit. “Heroi” Krasniqi: I lumtur për golin dhe fitoren e parë

Valbona ka marrë fitoren e parë historike në Kategorinë e Parë përballë 200 tifozëve të saj. Ky sukses i tropojanëve erdhi në javën e tretë të kampionatit, ku në stadiumin “Vëllezërit Gega” mposhtën Erzenin në shifrat 1-0m falë golit të shënuar nga Jeton Krasniqi në minutën e 63-të të takimit.

valbona fest

Me këtë fitore Valbona shkon në kuotën e 4 pikëve, duke ngjitur shkallë në renditje, ndërsa shijakasit mbeten në fund si i vetmi ekip pa pikë në Kategorinë e Parë.

Ndeshja- Pjesa e parë nisi e qetë me një epërsi të lehtë të shijakasve. Tre herë Radovani, në minutat 4, 16, 41, ka shpërdoruar, edhe pse i vetëm përballë portierit Hoxha. Në dy rastet e para topi ka shkuar jashtë, ndërkohë që në të tretin Hoxha bën heroin duke ia marrë topin nga këmbët. Valbona pati tre mundësi shënimi, fillimisht me Krasniqin në të 6-ën. Ai i vetëm me portierin Dema gjuan jashtë. Kovaçi në të 42-ën pretendon për një 11-metërsh, por kryesori Stolaj vazhdon kohën. Fraksioni i parë mbyllet pa gola, ndërsa pjesa e dytë foli e gjitha për tropojanët, që zhbllokojnë rezultatin me një inkursion personal të Krasniqit. Minuta 63-, Krasniqi merr topin nga mesfusha përparon deri te vija ballore, e aty godet me një trajektore që përfundon në trekëndëshin e Demës, 1-0. Festa përcillet në tribuna te tifozët. Përpjekjet e Erzenit për të barazuar pengohen nga mbrojtja e ngjeshur tropojane dhe gardiani Foralb Hoxha dhe gjithçka përfundon 1-0 për tropojanët.

 

Valbona – Erzeni 1-0

Goli: Krasniqi 63′

Valbona: Hoxha, Mashi, Farruku, Lamçe, Zeqiraj, Berberi (Da Silva 67′), Kamilo (Allamani 66’), Balla (Uahab 67′) Kovaçi (Lala 90′), Krasniqi, Llanaj (Udo 67’); (Në dispozicion: Marku, Jetishi, Doçi). Trajner: Osman Qelia

Erzeni: Dema, Barruti, Gjoni, Jori, Shani, Zaimaj, Isteri (Xheka 81′), Duraku (Bespalla 61’), Hodo (Akibu 67′), Buraneli (Lajthia 81′),  Radovani (Mamadou 46′). (Në dispozicion: Arevalo, Skënderaj, Stojkoviç, Çilambo, Marinaj). Trajner: Justin Bespalla.

 

Kartonë të verdhë: Hoxha 57′, UahaB 90′ / ISteRi 37′, Duraku 37’, Jori 57′

Gjyqtarë: A. Stolaj (Tiranë), H. Lila (Kavaja), K. Shehu (Tiranë)

 

Vëzhgues: Kastriot Xhaferaj (Tiranë)

Delegat: Genc Misha (Tiranë)

 

Krasniqi: I lumtur për golin

Jeton Krasniqi, me golin që shënoi dje ndaj Erzenit, ka hyrë në historinë e futbollit tropojan, si autori që i dhuroi Valbonës fitoren e parë në Kategorinë e Parë. “Jam i lumtur që arrita ti jap Valbonës fitoren e parë në kampionat dhe në Kategorinë e Parë. E patëm vlerësuar në maksimum këtë ndeshje dhe e dëshironim shumë këtë fitore për ecurinë e mëtejshme. Golin dua t’ia dedikoj familjes sime”, u shpreh Krasniqi për “Panorama Sport”.

 

Trajneri Gega

Trajneri Emiljano Gega e ndoqi takimin nga tribuna për shkak pezullimi. Pas ndeshjes, për “Panorama Sport” Gega tha: “Ishte një fitore historike dhe kjo Valbonë nuk do të ndalet më. Ne do të triumfojmë edhe kundër Vorës. Ekipi, mund të them pa frikë, është kompletuar plotësisht, ku lojtarët e përvojës e drejtojnë skuadrën edhe pa qenë stafi në pankinë. Dua t’i përgëzoj djemtë për këtë fitore të merituar”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"