Stoli bind trajnerin Agostineli. Fitore me dy gola, Flamurtari bën prova ndaj Luftëtarit para duelit me Vorën
Flamurtari ka kryer një test dje para provës së “zjarrit” që e pret javën e ardhshme në Vlorë ndaj rivalëve të Vorës. Flamurtari bind në miqësore me Luftëtarin, ku skuadra e trajnerit Andrea Agostinelit fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Luftëtarit, që po përgatitet për fillimin e sezonit të ri në Kategorinë e Dytë.
Ramadani, Vucaj, Mukoj, Diamanti, si dhe trajnerët Shabani dhe Kuqi rikthehen si ish-ë në stadiumin e Vlorë. Përveç testimit të ekipit, ndeshja ishte edhe si një provë përpara se të miratohet zhvillimi i ndeshjeve zyrtare me drita. Takimi nisi në orën 18:00, ku një pjesë u zhvillua në dritat e prozhektorëve. Zhbllokimi i shifrave erdhi shumë shpejt. Vendasit kaluan në avantazh me Oshafin në minutën 4-t, që përfitoi nga një top i gjatë pas shpinës së mbrojtësve gjirokastritë.
Kobian u treguan i lëvizshëm në këtë takim, por pa mundur që të shënojë. Një mundësi ideale ka edhe Paulo Pjeshka dhe më pas është Allmuça që mundohet të rrezikojë. Një gjuajtje dënimi e Vucajt grushtohet nga Frashëri. Pjesa e parë do të mbyllej në avantazhin e vlonjatëve. Në pjesën e dytë Paulo Pjeshka shënoi golin e dytin në minutën e 57-të. Miqësorja u vlejti shumë të dy trajnerëve, ku Agostineli provoi lojtarët që kanë ardhur së fundmi në merkato, si dhe ata që po marrin veten nga dëmtimet, siç ishte rasti i Albi Allës që e nisi si titullar.
FLAMURTARI – LUFTËTARI 2-0
GOLAT: Oshafi 4′, P.Pjeshka 57′
Flamurtari: Kaloshi, Bolanos, Atanda, Alla, Hasa, Kacbufi, Adem, P.Pjeshka, Allmuça, Kobian, Oshafi. (U aktivizuan: Shkurtaj, Leshi , Selimi , Trashi , Kacbufi , Hoxhaj , Fernando , D.Pjeshka , Doku, Qarri). Trajner: Andrea Agostineli
Luftëtari: Basha, Tuni, Gigi, B.Culli, Mukoj, Ramadani, Dulaj, Vucaj, Gaba, Mirani, Diamanti. (U aktivizuan: S.Puci, Th. Puci, Pula, Zijaj, Mërkuri, Avduli). Trajner: Besmir Shabani
Gjyqtarë: E.Çelaj, E.Pulaj, D.Hajrulla
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"