STATISTIKAT/ Skuadrat gjermane i sjellin fat Milanit në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 16:18

STATISTIKAT/ Skuadrat gjermane i sjellin fat Milanit në Champions

Milan dhe Borusia e Dortmundit përballen me njëri-tjetrin për të tetën herë në Kupat europiane. E sotmja është e gjashta herë në Kupën e Kampioneve/ Ligën e Kampionëve. – Bilanci i precedentëve është i favorshëm për kuqezinjtë që kanë fituar në 3 raste: 2 suksese për gjermanët dhe 2 barazime. Kuqezinjtë kanë shënuar 9 gola në total, një më shumë se verdhezinjtë.

DORTMUND, GERMANY - OCTOBER 04: Ramy Bensebaini of Borussia Dortmund and Olivier Giroud of AC Milan battle for possession during the UEFA Champions League match between Borussia Dortmund and AC Milan at Signal Iduna Park on October 04, 2023 in Dortmund, Germany. (Photo by Christof Koepsel/Getty Images)

– “Djalli” pret Dortmundin në “San Siro” për herë të katërt në historinë e tij: në 3 të mëparshmet italianët arritën 2 fitore dhe një humbje, këtë të fundit në ndeshjen më të fundit direkte (0-1 në fazën e dytë të grupeve të edicionit 2002- 03 të Ligën e Kampionëve).

– Kuqezinjtë kanë humbur vetëm dy nga 14 ndeshjet e Champions-it kundër ekipeve gjermane (7 fitore, 5 barazime). Dy disfatat e vetme erdhën kundër Hertës së Berlinit në tetor 1999 (1-0) dhe në “San Siro” pikërisht kundër Dortmundit në mars 2003 (0-1).

– Ekipi i Piolit ka numrin më të madh të golave të pritur në mesin e të gjitha skuadrave të këtij Champions-i (1.99). Vetëm Siti (37) dhe Real Madridi (32) kishin më shumë goditje se kuqezinjtë në pjesët e para të fazës së grupeve.

– Nëse zbret sot në fushë, Kristian Pulisiç – ish-lojtar i Borusias – do të luajë ndeshjen e tij të 53-të në Champions, më shumë se dyfishi i çdo lojtari tjetër amerikan. Ueston Mekeni është futbollisti i dytë amerikan me më shumë paraqitje në Champions dhe ndodhet në kuotën e 24 prezencave.

– Herën e fundit që Milani shijoi fazën me eliminim direkt ishte vitin e kaluar kundër Totenhemi. Më parë është e nevojshme të ktheheni në periudhën katërvjeçare 2009- 2013. Në këto katër edicione, kuqezinjtë arritën në çerekfinale vetëm një herë: në vitin 2012, duke u eliminuar nga Barcelona

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"